Vrasja e Klodian Rashës nga policia, Shqipëria proteston

Në orët e paratë mëngjesit të djeshëm, Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga një efektiv i forcave Shqiponja.

25 vjeçari kishte thyer orarin e izolimit, gjë e cila rezultoi fatale për jetën.

Sipas familjarëve, i riu kishte në dorë dy kokrra hurma dhe jo një pistoletë sikundër bën me dije policia. Dhe mbi të gjitha, shkëmbimi i zjarrit ka ardhur pas shpine, efektivi nuk ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Kjo vrasje, ka ngjallur një revoltë të madhe në të gjithë gjithë shoqërinë.

Qytetarët po organizohen përmes rrejteve sociale për të protestuar në orën 16.00 përpara ministrisë së krimit.

SHKARKO APP