Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria po zbulon nëse viktima dhe Nevaldo Hajdaraj njiheshin më parë

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave të policisë “Shqiponja” ende nuk është zbardhur plotësisht pasi detaje të shumta po zbulohen vazhdimisht. Për të zbuluar përfundimisht motivin e vrasjes së Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj, prokuroria do të pyesë shokë të viktimës pasi ka inidice se viktima dhe polici njiheshin me njëri-tjetrin. Sipas dosjes së vrasjes së Klodian Rrashës, në orët e fundit të këtij hetimi,çështja është në fazën e zbulueshmerisë së motivit.

Njohjen me Klodian Rrashën, Nevaldo Hajdaraj i akuzuar për vrasje me dashje e ka mohuar gjatë dhënies së dëshmisë. Kualifikimi i kësaj akuze kërkon motivin apo shkakun e vrasjes. Verifikimi nëse kishin njohje apo jo është veprimi i fundit hetimor përpara se t’i dorëzohet gjykatës. Ndërkohë familjarët e Rashës kane marrë avokat për të monitoruar procesin hetimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?