Vrasja e Klodian Rashës, protestuesi: Kaloi traumë se këtu rinia është e papunë

Ndryshe nga netët e kaluara, mbrëmjen e sotme në protestë për vrasjen e Klodianit kanë dalë grupmosha të ndryshme. Një qytetar i cili i është bashkuar protestës në Sheshin Skëndërbej tha për ABC se ka prindërit duhet të bashkohen me rininë pasi kjo e fundit është nëpërkëmbur. Ai deklaroi se Klodian Rasha kishte kaluar traumë pasi sipas tij ishte i papunë për faj të sistemit.

“Kam qenë protestuesi i parë që u arrestua këtu. Prindërit duhet të bashkohen me rininë që është nëpërkëmbur dhe i ka tejkaluar vuajtjet. Të rinjtë meritojnë më shumë se hashashi dhe trafikantët. Duke parë një tjetër me makinë 200 mijë euro edhe rinia kalon në stres.

I riu diskriminohet kur sheh një rini tjetër dhe vazhdon të thyejë çdo gjë që nuk është e tija. Asnjë shqiptar nuk i ka mundësitë për ngrohje. Ai i ri që u vra kishte pak traumë. Pse ishte i papunë sepse vetë sistemi i ka lënë papunë. Nuk mundet këtu të blesh asnjë rrobë. Ky brez sot është lënë vetëm. Prindërit dhe shoqatat nuk i ndihmojnë. Të gjithë ta marshojmë. Thyerjet duhet t’i shohim si mesazhe”, u shpreh ai.

/abcnews.al

SHKARKO APP