Vrasja e Klodian Rashës, Rama: Edhe unë do të kisha dalë në protestë

Gjatë prezantimit të Bledar Çuçit si ministër i ri i Brendshëm, kryeministri Edi Rama ka folur gjërë e gjatë për protestat, situatën aktuale. Teksa e riquajti vrasjen e të riut Klodian Rasha si aksidentale, Rama pranoi se edhe ai do të dilte në protestë.

”Kemi një popull që nuk merret dot për budalla. Dua t’i ndaj protestat me protestën që erdhi si rezultat i një arsyeje. Është tejet tronditëse për këdo. Edhe unë vetë po të mos isha në këtë pozicion, do të kisha dalë në protestë patjetër. Por jo për t’u zhgarravitur nëpër qepenat e Ministrisë së Brendshme për të kujtuar njerëzve prejardhjen e njeriut. Por për të kërkuar drejtësi për Klodianin. Në atë moment të parë, kur joaksidentalisht por për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur. Gjëja më e natyrshme, se kanë ndodhur në çdo vend demokratik. Është që shoqëria mblidhet dhe reagon për të dhënë që jemi këtu. Për të thënë që po iu shikojmë; o prokurorë; o gjykatës”,-tha Rama.

SHKARKO APP