Vrasja e komandantit të FNSH, Ahmet Prençi: Ngjarje e rëndë, policia mos dekurajohet

 

Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi ka shprehur ngushëllimet për vrasjen e komandantit të FNSH-së së Shkodrës Simon Gjeta. Prençi ka bërë thirrje që kjo ngjarje e rëndë mos dekurajojë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të vazhdojnë misionin e tyre. Ahmet Prençi u largua në vitin 2009 nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

Postimi në Facebook i Ahmet Prençit

Vrasja ne krye te detyres e oficerit te policise Simon Gjeta, Komandant i grupit te FNSH se Shkodres na tronditi te gjitheve. Ne keto momente i shpreh ngushellimet e mia te thella familjes Gjeta, kolegeve si dhe bashkoj apelin tim me te gjithe ata qe sot kerkojne drejtesi per Simonin dhe qindra punonjes policie, qe kane rene ne krye te detyres keto 25 vite. Kjo ngjarje nuk duhet te dekurajoje Policine e Shtetit, te ciles i shpreh solidaritetin dhe mbeshtetjen e merituar!

SHKARKO APP