Vrasja e Landit të Mirasit, e motra: Gjeni autorin ose bëj vetgjyqësi

 

Motra e Jani Kollçinakut që u gjet i vrarë dy dhe trupi i tij ishte hedhur në rrugë dy ditë më parë në Korçë, ka kërkuar drejtësi dhe daljen para përgjegjësisë të autorëve. Zhaneta Hoxha ka thënë sot për mediat se, vëllai i saj u vra pabesisht pasi i ngritën kurth.

Ajo kërkoi nga autoritetet që të zbardhi ngjarjen, në të kundërt do të bëjë vet drejtësi.

“Vëllait i ngritën kurth dhe e vranë pabesisht, e ka vrarë shoqëria. Jani shoqërohej me një person të dyshimtë para se të vritej. Nëse nuk gjejnë autorin, do të bëj vet drejtësi”,- tha motra e Jani Kollçinakut.

Ky i fundit, i njohur ndryshe edhe si “Landi i Mirasit” u gjet i vrarë me plumb në kokë dhe pista kryesore e hetimit, është ajo e pazareve të drogës.

Kollçinaku ka qenë i dënuar më parë me 6 vite burg për shpërndarje droge dhe pas daljes nga burgu, i’u rikthye sërish aktivitetit kriminal.

SHKARKO APP