Vrasja e Liridona Ademajt – Gjykata vendos nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit

Nga një muaj paraburgim iu është caktuar tre të dyshuarve, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kreshnik Kokallës, për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lidhur me ngjarjen tragjike detaje ka dhënë Gjykata Themelore e Prishtinës.

Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se i dyshuari Naim Murseli, me dashje në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Sipas arsyetimit të masës së paraburgimit, rasti i vrasjes së Liridona Ademajt, ishte i inskenuar.

SHKARKO APP