Vrasja e Martin Canit, i mituri mohon ta ketë qëlluar me thikë

Pesë të mitur kanë dëshmuar për vrasjen e 14-vjecarit Martin Cani. Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B, dëshmitar okular në ngjarje. Gjatë dëshmive të të miturve në sallë nuk ka qenë i pranishëm autori i dyshuar. Përmes avokatit, i pandehuri M.P. ka mohuar të ketë qëlluar ndaj Martin Canit, por vetëm ndaj L. Meçes qe mbeti i plagosur.

Në seancën e ardhshme pritet te dëshmojnë 7 persona të tjerë, 4 prej të cilëve të mitur. Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë më parë brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, ai u rindez sërish brenda shkollës.

Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja i sigurisë. Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua në një përleshje fizike, duke përfunduar me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e Luis Meçes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?