Vrasja e Marvi Mihalit, Gjykata kthen në burg Bitrajn

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë për Eugen Bitrajn, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mavri Mihalit rreth një vit më parë. Masa për Eugen Bitrajn ndryshoi nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg”.

Pak ditë më parë u gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Kridens dhe Marsel Allës, nga ”detyrim paraqitje” në ”arrest me burg”. Familjarët paraqitën pamje filmike të kamerave të sigurisë që kishin fokusuar ngjarjen ku shfaqeshin të katër të akuzuarit e lartëpërmendur që dhunonin dhe godisnin me thikë Marvi Mihalin.

Fillimisht për këtë ngjarje prokurori Artan Lulo akuzoi vetëm Dejvis Bitraj, ndërsa tre të tjerët u akuzuan për moskallëzim krimi. Por pas denoncimit dhe shfaqjes së pamjeve filmike hetimet e kësaj ngjarje i kaluan prokurorit Gjergji Tako, i cili ndryshoi akuzën për Eugen Bitraj dhe Kridens e Marsel Allen nga moskallëzim krimi në bashkëpunëtore në vrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?