Vrasja e Marvit për një karikues, ndryshon akuza për tre autorët

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për urdhër arreste ndaj tre personave që u arrestuan e më pas u lanë të lirë, në gjyqin për vrasjen e të riut Marvi Mihali, për një karikues telefoni.

Më 11 maj, Gjykata e Tiranës la të lirë tre prej të akuzuarve që ishin arrestuar pas krimit, konkretisht, të Eugen Bitrajt, Kridens Alla dhe Marsel Alla. Për tre të liruarit, ndryshon edhe akuza nga moskallëzim krimi në vrasje në bashkëpunim.

Lirimi i tre prej të akuzuarve solli edhe reagimin e ashpër të nënës së Marvi Mihalit nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndërkohë që i ati, shpërtheu në akuza të forta ndaj prokurorit, për lirimin e vrasësve të të birit, duke bërë edhe një padi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Babai i 22-vjeçarit denoncoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda, prokurorin e çështjes Artan Lulaj, dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zharri si të korruptuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mihali akuzon se ata kanë marrë ryshfet për të liruar nga burgu 3 nga 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e djalit të tij. Sipas tij, prokurori dhe gjyqtarët këmbyen gjakun e tij me shumat me para që morën. Pas vendimit të gjykatës, i ati i viktimës u shpreh për mediat se ”Presim të vendoset drejtësia plotësisht”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?