Vrasja e motrave me automatik/Autori i martuar dhe në lidhje paralele me Zhanetën: Dyshoja se…
Mbrëmja e 31 dhjetorit u trondit nga një krim i dyfishtë. 59-vjeçari Përparim Ademi vrau bashkëjetuesen e tij Zhaneta Metani dhe motrën e saj, Kristina Bardhi. Zhaneta kishte një lidhje me të. Autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë, ka deklaruar para grupit hetimor që e ka kryer krimin për shkak të xhelozisë.
Ademi është shprehur se nuk ka pasur për qëllim të vrasë motrat, por në debat e sipër ata e kanë ofenduar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Sipas Ademit, ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën, pavarësisht se ishte i martuar. Gjatë javëve të fundit, sipas 59-vjeçarit, ajo ishte distancuar ndjeshëm, ndërsa dyshonte se edhe ajo kishte një lidhje tjetër.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 31 dhjetorit në rrugën “Bajram Tushi”, në zonën e Astirit në Tiranë. Më të rëndë këtë krim e bën edhe fakti se në momentin e krimit kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç, fëmijët e Zhanetës.
Ademi është nga Tirana dhe ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoninë të Veriut. Ai njihet edhe si Përparim Tela, pasi vite më parë ka ndërruar mbiemrin për arsye që nuk dihen. Po ashtu nga Tirana ishin edhe dy motrat. Autori ka pasur probleme me ligjin në Maqedoninë e Veriut.