Vrasja e nënës së 6 fëmijëve, fqinjët: Ana mbante familjen, ai i sëmurë

Vrasja e Ardiana Shahollit, ka tronditur qytetin e Durrësit mbrëmjen e të premtes. Ardiana 40-vjeçe, nënë e 6 fëmijëve, u vra nga bashkëshorti i saj, Çlirim Shaholli 42-vjeç.

Mes varfërisë dhe skamjes, Ardiana ndërroi jetë në spitalin Rajonal pas plagëve të shumta që kishte marrë në pjesën e kokës si pasojë e goditjeve të të shoqit.

Fqinjët e çiftit kanë thënë jashtë kamerave se Çlirim Shaholli nuk punonte. Ata kanë pohuar se ishte Ardiana ajo që punonte në një rrobaqepësi për të mbajtur familjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Jemi të tronditur. Na u drodh mishin kur e morëm vesh. Ishte xheloz budalla, nuk punonte. Ardiana mbante familjen me bukë, punonte në një rrobaqepësi. Ktheheshin me borxhe, jetonin në skamje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?