Vrasja e Nikulajt, ekstradimi i Ruben Saraivas nga Maroku pritet këto ditë. Në negociata u fut vetë Balla

Ruben Saraiva i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, si ekzekutori i dyshuar i biznesmenit Ardian Nikulaj pritet të ekstradohet këto ditë. Ekstradimi i tij nga Maroku pritet të kryhet nesër ose më 31 dhjetor.

Një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh kanë shkuar drejt Rabatit për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës nga Maroku drejt vendit tonë. Për të negociuar me Marokun për ekstradimin e tij në lojë ka hyrë edhe Interpol dhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Për Prokurorinë e Lezhës, ardhja e Ruben Saraivës në vendin tonë shihet me interes të madh për shkak se nga pamjet filmike është vërtetuar se ai kishte rolin e ekzekutorit ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani. Prokuroria si porositës të vrasjes akuzon Edmond Haxhinë, i cili është po ashtu është arrestuar në Britani.

SHKARKO APP