Vrasja e Nikulajt, kryepolici Rrumbullaku: 6 persona të përfshirë, britanikë dhe portugez! Mes tyre një shqiptaro-britanik
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se janë shpallur në kërkim 6 persona për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, të kandidatit për Këshillin Bashkiak të Lezhës, Ardian Nikulajt.
Rrumbullaku tha se janë 6 persona të përfshirë, britanikë dhe portugez, ku mes tyre është edhe një shqiptaro-britanik. Po ashtu në fjalën e tij në konferencën për shtyp, kryepolici tha se vrasja është për motive gjakmarrje.
Sa i përket motiveve, Rrumbullaku tha se bëhet fjalë për gjakmarrje. Megjithatë sa i takon porositësve, ai tha se hetimet vijojnë pa dhënë detaje të tjera. Të gjithë autorët e dyshuar, sipas kreut të policisë, pas ngjarjes kanë arritur të largohen nga Shqipëria.
“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë me qëllim zbardhjen e autorësisë së ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan si provë materiale, gëzhoja të armës së zjarrit, celulari ‘Iphone’ dhe prova të tjera biologjike. Njëkohësisht grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta proceduriale, këqyrjes së itinerarit të autorëve para dhe pas ngjarjes së rëndë. Janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar nga momenti i organizimit dhe dinamikat e përshkruar nga shtetasit e përfshirë. Nga veprimet janë siguruar provat që u përkasin këtyre autorëve. Për kryerjen e krimit, është dokumentuar përdorimi i tyre për një periudhë kohore të gjatë para kryerjes së vrasjes. Janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas të dyshuar si autorë për vrasjen“,-tha Rrumbullaku.
1-Edmond Haxhia, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike
2-Ruben Saraiva, shtetas portugez
3-Harry Simson, shtetas britanik
4-Harriet Bridgeman, shtetase britanike
5-Thomas Mithan, shtetas britanik
6-Steven Hunt, shtetas britanik
Edmond Haxhia dyshohet të jetë personi që ka porositur vrasjen. Haxhia dyshohet se është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte pasur konflikt me viktimën që prej vitit 1997. Dyshohet se Haxhia ka paguar ekzekutorin portugez dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Britania e Madhe, mes të cilëve edhe një grua, konkretisht: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.