Vr*asja e Pëllumb Metës/ Karamuço: Djali i madh përdorues dr*oge, po hetohet mbi aktivitetin në Itali
Mbetet ende mister motivi i vrasjes së 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga Shënavlashi i Durrësit, për të cilin akuzohen si autorë dy fëmijët e tij, Hygerta dhe Hysen Meta, ndërsa djali tjetër Amarildo Meta dhe bashkëshortja e viktimës Blerina Meta akuzohen si bashkëpunëtorë në fshehjen e gjurmëve të krimit.
Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka theksuar në emisionin “3D” se ka dyshime të forta mbi djalin e madh të viktimës Hysen Meta dhe sipas tij, Policia po heton dhe mbi veprimtarinë e tij në Itali dhe Holandë.
Sipas Karamuços, Hysen Meta është përdorues i lëndëve narkotike, edhe pse nuk e dimë se ku e bazon këtë deklaratë.
“Dyshimet e forta janë te djali i madh, sepse djali i madh po hetohet edhe për veprimtarinë e tij në Itali dhe në Holandë ku ka vajtur dhe ka ardhur herë pas here. Po hetohet nga policia sepse bëhet me dije që është përdorues narkotikësh por nuk i janë marrë analizat e gjakut. Ndërkohë që vajza është çuar për ekspertim dhe nuk ka dalë asgjë.
Po ashtu krimi nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë abuzimi që i ati mund të ketë bërë me vajzën e vogël. Ndërkohë që djali ka pasur një karakter, të dhunshëm, agresive dhe arrogant.
Ka pasur më shumë debate me babanë sepse babai i kërkonte të gjente një punë stabël dhe të mos merrej me drogë”, u shpreh Karamuço.