Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, Prokuroria e Durrësit heton pistën e konfliktit për pasurinë
Një tjetër pistë po hetohet nga autoritetet lidhur me krimin makabër të ndodhur pak ditë më parë në Shënavlash të Durrësit ku tre fëmijët vranë babain e tyre Pëllumb Meta dhe e groposën në kasollen e bagëtive.
Sipas burimeve nga grupi hetimor për Shqiptarja.com mësohet se një element i hetimit për të zbardhur shkakun e vrasjes së Pëllumb Metës është edhe hetimi pasuror i pasurive të paluajtshme.
Prokuroria po heton ndonjë konflikt te mundshëm në familje në lidhje me pasurinë. Konkretisht bëhet fjalë për një hapësire rreth 12 dynym tokë që ishte në pronësi të familjes Meta. Prokuroria i ka kërkuar zyrtarisht Kadastrës Shtetërore informacion por ende Kadastra nuk u ka kthyere përgjigje.
Nga hetimet ka rezultuar se përveç konflikteve te tjera, në familjen Meta ka pasur diskutime të forta mes anëtarëve të familjes dhe kryefamiljarit, pasi bashkëshortja e tij dhe fëmijët kanë propozuar që ta shisnin tokën e cila në treg vlen disa qindra mijëra euro, por kryefamiljari nuk ka dashur.
Deri tani, grupi hetimor ka përjashtuar nga hetimi pistën e ndonjë marrëdhënie brenda gjinisë. Kurse pista e fejesës së sforcuar nuk është përjashtuar pasi ajo është pjesë e konflikteve familjare.