Vrasja e pengut, dosja zyrtarisht në SPAK. Caktohen prokurorët

Në Gjykatën e Posaçme GJKKO, do të bëhët rivlerësimi i masës së sigurisë për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Lidhur me këtë çështje Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën duke qenë se personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje po hetohen nga SPAK si grup i strukturuar kriminal. Ky hetim nisi prej 17 janarit nga Prokuroria e Tiranës e cila ka urdhëruar 6 arreste dhe 5 persona të tjerë i ka shpallur në kërkim. Prokurorët që kanë në dorë këtë çështje janë Altin Dumani dhe Behar Dibra.

Kujtojmë se më parë Gjykata e Tiranes ka dhënë masën e sigurisë për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, konkretisht:

-Bajram Hajti 64 vjeç arrest me burg pa afat
-Leonard Hajri 36 vjeç arrest me burg pa afat
-Olsi Turja 36 vjeç arrest me burg pa afat
-Elton Hajri 32 vjeç arrest me burg pa afat
-Festim Bexhdili arrest me burg pa afat

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta persona akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas asaj që deklaron policia dhe prokuroria, këta persona së bashku me Altin Hajrin, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga mendohet se kanë ekzekutuar urdhrin nga “kokat” e bandës që kishin porositur rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar të këtij viti. Shkaku i kësaj ngjarje zanafillën e ka pasur në Angli, pasi vëllai i Jan Prengës Astrit Prenga mbante peng në Angli një sasi prej 278 kg kokainë dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është ndodhet i arrestuar në Angli.

Ka dyshime të forta se porosia për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz, është dhënë nga Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge. Deri më tani në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës janë shpallur në kërkim disa persona, ku tre prej tyre janë Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?