Vrasja e pengut, Hajrajt kërkojnë lirinë në Apel
Edhe pse trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ende, të arrestuarit për pengmarrjen dhe vrasjen e pengut, kërkojnë lirinë. Pesë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kërkojnë lirinë në Apel. Kjo gjykatë pritet që të shpallë moskompetencë dhe do ta dërgojë në SPAK.
Shkalla e Parë në datë 31 janar vendosi që të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe la në msaën ”burg pa afat”; Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Olsi Turjan dhe Festim Bexhdili. Për ngjarjen e rëndë vijon të jetë në kërkim, Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz që u sekuestrua nga OFL-ja.
Pesë të arrestuarit akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në Shkallën e Parë gjatë seancës të arrestuarit mohuan akuzat dhe u shprehën se kompleksi ”Golden” ku u dërgua pas rrëmbimit dhe më pas u nxor i vdekur Jan Prenga, nuk është hapur për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26-nëntorit.