Vrasja e pengut/Policia kërkon për trupin në lumin Erzen, Ishëm e vijën bregdetare të Kavajës

Deri në përfundim të hetimeve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, gjyqtari Sokol Tona ka vendosur sekuestro preventive të resortit “Golden”, ku dyshohet se u vra 49-vjeçari, ndërsa trupi ende nuk i është gjetur. Kërkimet për trupin e Prengës po kryhen edhe në lumin Erzen dhe vijën bregdetare nga Kavaja deri në Ishëm, me polumbarë dhe qen nuhatës. Prokuroria ka firmosur 11 urdhër arreste, nga të cilat 5 janë ekzekutuar nga policia, ndërsa 6 persona rezultojnë ende në kërkim.

SHKARKO APP