Vrasja e pengut, policia merr në mbrojtje familjarët e Prengës
Policia vijon prej ditësh kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, të rrëmbyer në Kamëz më 17 janar. Forca të shumta të uniformave blu kanë shtrirë kërkimet në një zonë me rreze prej 4 kilometrash rreth resortit të familjes Hajri në Shijak, nga ku sipas hetimeve u nxor dhe u zhduk, trupi i pajetë i 49-vjeçarit. Policia ka marrë në ruajtje 24 orë familjen e Jan alias Dode Prengës, që jeton në Bathore në periferi të kryeqytetit për të shmangur mundësitë e përplasjeve të mundshme pas vrasjes së djalit të tyre.
Ngjarja
Data 17 janar, do të shënonte krimin më të rëndë në vend. Jan Prenga u rrëmbyeu në mes të ditës në Kamëz, u vra nga bandat dhe trupi i tij u zhduk. Pengmarrja e ardhur për pazaret e kokainës të Astrit Prengës (vëllai i viktimës), thuhet se është porositur nga një shqiptar nga Vlora që vuan dënimin në një burg të Ekuadorit. Përflitet për një sasi prej 283 kg kokainë dhe që deri më tani, në pranga për këtë ngjarje kriminale, janë vetëm 5 persona, të cilët Gjykata i ka lënë në burg dhe dosja pritet të kalojë tek SPAK.
Prova që bindi gjykatën për të lënë në burg 5 të arrestuarit, janë disa foto bardh e zi të printuara. Ato janë sekuenca të filmuara nga një kamera e sigurisë. Policia e Shtetit thotë se në resort ”Golden”, ku ishte planifikuar që Prenga të mbahej peng, e sollën pajetë. Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letër-porosi urgjente autoriteteve në Britaninë e Madhe, ku kërkon ndalimin e Astrit Prengën, i cili ishte korrier në Angli i bandave të trafikut të kokainës. Organi i akuzës në Shqipëri kërkon që përmes dëshmisë të Astrit të zbërthejë të gjitha grupet kriminale por mbi të gjitha ngjarjen në fjalë.
Disa ditë më parë, Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion në Shkodër, ku kanë shoqëruar të paktën dy persona, të cilët dyshohet se kanë të bëjnë me rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të pengut, Jani Prenga. Njëri prej të shoqëruarëve është pjestar i famljes Doçi, që dyshohet se ka porositur pengmarrjen. Më kryesori është G.Doci, ku në disa disa përgjime telefonike, edhe nga autoritet britanike është zbuluar komunikimi i tij me të vëllanë e viktimës, Astritin. Ky i fundit e pyet “ku e kam vëllanë”, dhe ai i thotë ” e di shumë mirë ku e ke vëllanë, se më ke prekur mallin”.