Vrasja e pengut, urdhri për rrëmbimin u dha nga burgu i Ekuadorit
Burime nga grupi hetimor që po merren me zbardhjen e ngjarjes së rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, del se G.Doçi ka folur me Astrit Prengën (vëllai i viktimës), ku e kërcënuar. Sipas burimeve i gjithë rrjeti i trafikut drejtohet nga burgu i Ekuadorit aty ku është i ndaluar që prej vitit 2014 personi nga Vlora me inicialet D.R. Në bazë të përgjimeve të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarje ka dalë edhe telefonata nga burgu i Ekuadorit. Duhet theksuar fakti që D.R është përgjuar gjatë gjithë kohës dhe është zbardhur edhe planifikimi i rrëmbimit. Mësohet se D.R është personi kyç për rrëmbinin e 49-vjeçarit Prenga në Kamëz.