Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata lë në fuqi masën e pezullimit për 6 efektivët e “Shqiponjave”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur ditwn e sotme që të lërë masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditën para zgjedhjeve të 25 prillit.
6 efektivët u paraqitën sot para trupit gjykues, po pa avokatët mbrojtës, për shkak të bojkotit që këta të fundit kanë nisur ndaj seancave gjyqësore, në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore.
Më herët gjykata kishte vendosur ndaj tyre masën “pezullim nga detyra apo ushtrim i cdo funksioni publik”, masë të cilën e la në fuqi edhe sot.
KOHA JONË SONDAZH

