Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dënohet me 22 vite burg Arbër Paplekaj

Gjykata e Elbasanit këtë të mërkurë ka dhënë vendimin për Arbër Paplekaj, autorin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Sipas vendimit të gjykatës mësohet se Arbër Paplekaj është dënuar me 22 vite burg.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit pas një konflikti të nisur në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Shkak u bënë dyshimet se një person po shpërndante para për sigurimin e votave për Partinë Socialiste. Kjo solli përplasje me strukturën për mbrojtjen e votës nga Partia Demokratike.

Gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur: Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku, dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.

Pas ngjarjes, në polici u dorëzua si autor i krimit Arbër Paplekaj.

SHKARKO APP