Vrasja e Rashës, dëshmia e policit të 3-të: Efektivët ishin pa kamera në trup
Të tjera detaje dhe dëshmi janë bërë publike në media prë vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i repartit ”Shqiponja”, i cili sot doli edhe në seancë ku u caktua masa e sigurisë ”arrest me burg”.
Në polici ka dëshmuar dhe një specialist i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” me iniciale A.J. Mësohet se ai ka thënë se nuk ka qenë në vendngjarje por është njoftuar nga efektivi me iniciale E.Gj. se Nevaldo Hajdaraj ka përdorur armën e shërbimit por pa e cilësuar rrethanat.
Ai është shprehur në komisariat se asnjë prej efektivëve të grupit nuk ka pasur kamera në trup dhe nuk është filmuar asgjë nga vendngjarja. Sipas tij, pasi kishte mbërritur në vendin ku ndodhi ngjarja dhe kishte urdhëruar një grup efektivësh të kontrollojnë dhe njëherë të gjithë rrugëtimin që kishin bërë Nevaldo në ndjekje të Rashës.
Efektivi me iniciale A.J. dëshmon se grupi ka gjetur një armë në një prej rrugicave ku kishte kaluar i riu, por asnjë prej tyre nuk kishte në trup kamera individuale.