Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, gjykata jep masën e sigurisë për vëllezërit Rrushi

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për dy vëllezërit Rrushi, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Mësohet se për Fredi dhe Pajtim Rrushin është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Fredi Rrushi akuzohet se vrau biznesmenin, Rruzhdi Hoxha, me të cilin kishte njohje disa vjeçare. Pasi e vrau, Rrushi e fshehu trupin e biznesmenit pas malit të Dajtit, në Qafë Mollë.

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Rrushi, akuzohet se ka bashkëpunuar për fshehjen e krimit dhe zhdukje të provave.

Trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, u gjet i ekzekutuar, me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt, ku trupi iu hodh në një humnerë dhe ishte mbuluar me gurë e gjethe për të mos u gjetur.

Fredi Rrushi është i kërkuar nga Interpol Roma për trafik drogë në Itali, por që ekstradimi i tij është pezulluar pasi fillimisht ai duhet të gjykohet nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës.

Trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës është gjetur më 5 nëntor përmes qeneve të policisë, ndërsa ishte shpallur i zhdukur 2 javë më parë nga familjarët e tij.

Dy plumbat që i kanë marrë jetën Ruzhid Hoxhës e kanë kapur në zonën e qafës dhe në pjesën e gjoksit dhe mendohet se ai është ekzekutuar ditën që u rrëmbye.

Dy vëllezërit nuk kanë thënë ende asnjë fjalë lidhur me ngjarjen, ku as nuk e kanë pranuar apo mohuar ngjarjen.

SHKARKO APP