Vrasja e Sadikajt me bombë në makinë, policia e fokusuar tek një pistë

Kush e vrau Aleksandër Sadikajt? Dyshohet se vrasësi fshihet në rrethin e të njohurve të tij. Në këtë konkluzion ka mbërritur policia e Tiranës. Ekspertët dyshojnë se lënda plasëse është vendosur poshtë sendiles së shoferit.

Ditën e ngjarjes dy persona kanë qëndruar disa orë në mbikalimin e Saukut dhe dyshohet se kanë qenë ata që kanë aktivizuar eksplozivin në distancë. Deri tani pista më e fortë hetimore është ajo e konflikteve për shkak të trafikut të drogës ku dyshohet se viktima ka prishur një marrëveshje.

Në mjetin i cili shpërtheu me eksploziv, policia sekuestroi një pistoletë që dyshohet se i përket viktimës. Vrasja e Aleksandër Sadikajt është e 17-ta e ndodhur në Shqipëri gjatë këtij viti.

SHKARKO APP