Vrasja e Santiagos, 35 vjet burgim për dy të akuzuar

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin për vrasjen e Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Po ashtu është dënuar me 7 vite burg edhe Elvis Gacajn, i konsideruar si bashkëpunëtor i Selmanit.

Për vrasjen e Malkos është dënuar më parë me 25 vite burg, Blendi Teta, si person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos, duke informuar autorët për të kryer ekzekutimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasja e Santiago Malkos ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në zonën e “Xhamllikut”, kur u ekzekutua me breshëri plumbash Santiago Malko, një punonjës policie i larguar nga detyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera dhe konflikteve mes bandave të rrezikshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?