Vrasja e shqiptarit në burg, Halili merr përsipër krimin. Ngjarja në Greqi

Xhuliano Halili i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së 35-vjecarit Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjecarit Altin Vokrri sot në burgun e Koridhalos.

Halilit i është gjetur një thikë kuzhine me të cilën dyshohet se kreu krimin. Policia ndërkohë po heton se ku e gjeti thikën 42-vjecari dhe cili ishte motivi i ngjarjes së rëndë.

Ajo që është e çuditshme, është fakti që në vitin 2018, Halili ka qenë bashkëpunëtor me Ndocin gjatë arratisjes nga mjeti i transportit të të burgosurve në Portin e Pireut dhe të dy janë kapur më pas së bashku nga policia greke. /Euronews Albania/

SHKARKO APP