Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet një nga autorët e dyshuar

Policët kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e te riut shqiptar Grei Frasheri, ne Bay Ridge një javë e gjysmë më parë.

Policët kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit. Mediat e huaja shrkuajne se dje rreth orës 12:30, policia arrestoi shtetasin 35-vjeçar Anthony Valenti, i cili u akuzua për vrasje në tentativë, posedim armesh.

I arrestuari qëlloi disa herë me armë 23-vjeçarin Grei Frashëri, por plumbat nuk e zunë. Më pas shqiptari u godit me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit të arrestuar, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Daily News, Valenti besohet të jetë personi i cili ka gjuajtur Frashërit, i cili më pas është goditur nga një sulmues i dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Frashëri u dërgua në spital por nuk mbijetoi dot nga plagët e marrë nga goditja me thikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?