Vrasja e studentes greke, shqiptari mohoi ç’do gjë dhe ”çmendi” prokurorin

Zbulohen detaje nga marrja në pyetje e dy të rinjve të dënuar me burg përjetë për përdhunimin dhe më pas vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi. Shqiptari Aleksandër Luca, por edhe i riu grek Manolis Koukouras i dënuar për vrasjen e 21-vjeçares kanë pasur kontradikta në dëshmitë e tyre, të cilat bashkoheshin në një pikë: Nuk e vrava unë, e bëri ai. Gjatë marrjes në pyetje, të dy të pandehurit patën mundësinë t’i bënin pyetje njëri-tjetrit, të cilat sërish u përdorën për të akuzuar njëri-tjetrin.

I pandehuri A: Çfarë i bëre Elenit?

I pandehuri B: Çfarë bëra unë? Çfarë i bërë ti!

I pandehuri A: Unë pyeta së pari?

I pandehuri B: Thuaj të vërtetën në gjykatë.

I pandehuri A: Unë u përgjigja.

Më parë, i pandehuri shqiptar i përballlur me një breshëri pyetjes nga prokurori pranoi se një natë para Elenit kishin njohur dy vajza dhe e kishin lënë për të dalë me to, por planet kishin ndryshuar në minutën e fundit. Madje shqiptariu pretendoi se një natë para vrasjes kishte shkuar edhe në shtëpinë e Elenit, duke treguar se e kishte parë duke pirë vodka. Pikërisht në këtë moment prokurori ka shpërthyer ndaj tij, pasi në dëshminë e mëparshme kishte pretenduar se e reja po pinte kafe. Më pas, shqiptari tregoi sesi miku i tij Manolis e kishte dhunuar të renë, dhe më pas e kishte hedhur nga shkëmbinjtë. Gjatë gjithë “intervistimit” i riu shqiptar përballet me pyetjet e prokurorit, i cili e humb qetësinë në disa momente.

“Përveçse e çoroditur, e fiksuar pas seksit, e çuditshme dhe paranojake ajo edhe një alkoolike?,”-tha prokurori.

I pandehuri: Unë dua pushim.

Prokurori: Jo, ju nuk jeni në Hilton, ju jeni i pandehur.

I pandehuri: Eleni ishte rrahur, Manolis e kishte kapur fort dhe nuk mund të reagonte, ajo thjesht po shtynte dhe qante.

Prokurori: Çfarë bëri me duart e saj?

I pandehuri: Nuk i pashë duart e saj.

Prokurori: Pse ia hodhe çarçafin asaj?

I pandehuri: Për të mos u ftohur.

Prokurori: E çuditshme! Pas gjithë asaj dhune, iu shkoi në mendje vetëm fakti që mund të kishte ftohtë. Pranoje që thjesht e bëtë që mos të tërhiqnit vëmendje.

I akuzuari: Jo.

Prokurori: Si keni zbritur shkallët e banesës?

I pandehuri: Me çarçaf në kokë.

Prokurori: A nuk keni turp për ato që thoni?

I pandehuri: Kjo është e vërteta.

Prokurori: Kush e nxori nga vetura?

I pandehuri: Ai e nxori atë, e mori dhe shkoi në makinë. Unë nuk pashë asgjë tjetër, nuk pashë se si ai e hodhi atë në shkëmbinj.

SHKARKO APP