Vrasja e studentes nga shqiptari dhe greku, ashpërsohet ligji për përdhunimin
Një i ri shqiptar dhe ai grek, përdhuan dhe vranë studenten Eleni Topaloudi dhe më 13 janar të 2020, do të përballen me gjykimin. ”Vendimi i Gjykatës Supreme për të transferuar gjyqin në Athinë po ecën në drejtimin e duhur dhe mbron kushtet për një gjykim të drejtë dhe objektiv”,-i tha STAR avokati i të riut grek, Theodoros Mandas. Teksa po bëhet një vit nga krimi makabër, ministri grek i Drejtësisë njoftoi se do të ndryshohet Kodi Penal për përdhunimin nga dy apo më shumë persona, duke i dënuar me burgim të përjetshëm. Deri më tani, të akuzuarit i hedhin fajin njëri-tjetrit për vrasjen barbare të studentes. Autoritetet janë duke pritur të shikojnë mesazhet e fundit të studentes në facebook për të analizuar enigmën nëse ajo e dinte se do të takohej edhe me të riun shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

