Vrasja e studentes së Juridikut, drejtoresha e shkollës: Si i njihja Arielën dhe Aldisonin
Në Zharrëz të Fierit dhimbja është ‘ulur këmbëkryq’, ndërsa të gjithë janë të shokuar nga ngjarja e rëndë ku 23-vjeçari Aldison Belulaj qëlloi për vdekje me armë zjarri bashkëfshataren e tij Ariela Murati, ndërsa vet u plagos rëndë.
Gazetari i ‘News24’ Ervis Kuçi ka udhëtuar drejt këtij fshati, ndërsa sjell dëshmi të reja nga fshati ku dy të rinjtë kaluan fëmijërinë, si dhe vitet në shkollën ‘Sotir Kapo’. Kështu, drejtoresha e kësaj shkolle, Mireta Nasto, e prekur nga ngjarja e rëndë tregon se Ariela Murati ishte nxënëse ekselente si dhe një vajzë shumë e edukuar. Mes të tjerash Nasto pohon se Aldison Belulaj njihej si një djalë i qetë dhe se kurrë nuk kishte qenë problematik në shkollë.
“Jemi shumë të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ariela ka qenë një nxënëse ekselete, me nota të mira. Vinte nga një familje shumë e mirë. Por edhe djali nuk ka qenë problematik në shkollë. Ariela vinte shpesh herë në shkollë për të pyetur për motrën e saj, pasi ajo është më e vogël. Interesohej shumë për notat e motrës së saj”, tha drejtoresha e shkollës.
KOHA JONË SONDAZH


