Vrasja e studentes së Juridikut, mesazhi prekës i ministres së Drejtësisë: Dora gjakatare…

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi dje, ku një i ri qëlloi për vdekje shoqen e tij, e më pas tentoi të vetëvritej, pasi vajza refuzonte dashurinë e tij.

Krimi makabër ndodhi para godinës së Fakultetit të Mjekësisë, ku Aldison Belulaj qëlloi me 5 plumba Ariela Muratin, duke i shkaktuar kësaj të fundit vdekjen e menjëhershme, ndërsa vet mbeti i plagosur rëndë.

Gjonaj u bëri thirrje shqiptarëve që të gjithë bashkë duhet të mbrojnë dhe përkrahin gratë në situata dhune.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune #NdalKrimit #PërqafoJetën”, thuhet në reagimin e Gjonajt në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?