Vrasja e të miturit, juristë e sociologë: Pasojë e dështimit të institucioneve shtetërore
Për sociologët, vrasja e 8-vjeçarit mund të ishte parandaluar nëse komuniteti do të kishte denoncuar, pas sinjaleve të herëpashershme të çrregullimeve në sjelljen e vrasësit Klodian Çalamëni.
”Institucionet e shtetit, sidomos ato që lidhen me sigurinë janë pothuajse minimale. Njerëzit e kanë humbur edhe sigurinë për t’u mbështetur tek njëri-tjetri, janë izoluar”, thotë sociologia Entela Binjaku.
Avokati penalist, Genc Gjokutaj flet për ashpërsim të ndëshkimeve në kodin penal. “Në raste të tilla të ashpërsohen dënimet, jo me dënime plotësuese, dëbimi nga ai vend”, thotë Gjokutaj.
Të flasësh për shëndetin mendor vijon të jetë tabu në shoqërinë, por kapacitet shtetërore për trajtimin e personave që vuajnë nga këto probleme, është i pamjaftueshëm. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka njoftuar hetimin ndaj policisë së Fierit për denoncimet e pretenduara për autorin para ngjarjes,
KOHA JONË SONDAZH

