Vrasja e të rinjve në Malësinë e Madhe, Artan Hoxha ngre dyshime: Si kishte rënë zjarr në parcelën me hashash, kur në zonë binte ditë shi prej tre ditësh

Gazetari Artan Hoxha, përmes një postimi në facebook, ka ngritur dyshime në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Vrith të Malësisë së Madhe si dhe djegien e parcelave me hashash. Hoxha shprehet se si ka mundësi që trupat e viktimave u gjetën 5 ditë nga bërja publike e zhdukjes së tyre si dhe gjithashtu ngre pyetjen se kush i dogji parcelat me kanabis vetëm pak para se të shkonte policia kur në zonë kishte tre ditë që binte shi.

Postimi i plotë:

Per shefat qe duan prova dhe fakte per kanabisin e ketij viti. E mbani mend ngjarjen e 3 tetorit ne Malesi te Madhe, ku mbeten te vrare Vilson Çutaj dhe Klement Pepa?!

Ajo ngjarja ku kufomat e viktimave, u gjeten pese dite nga pasi kishte ndodhur krimi. Ne momentin e pare, kur publikova ngjarjen, denoncova faktin, se ngjarja ka ndodhur per shkak te parcelave me kanabis.

“Çuditerisht” policise iu deshen plot 5 dite per te gjetur kufomat, sepse nuk shkonte te parcelat me kanabis.

Diten qe policia e drejtuar nga Rrok Pepaj, babai i personit te dyshuar si autor i ngjarjes, Daniel Pepaj, shkoi ne vendin e quajtur Rrenza e Grecajve, bash ne “miniparcelen” me kanabis, gjeti dhe dy kufomat e te vrareve.

Por per habi, ndersa policia shkoi ne skenen e krimit, ne nje zone te pyllezuar, perpara se te gjente viktimat, pa nga larg tymin e zjarrit, qe po digjte parcelen me kanabis. Si eshte e mundur te kishte zjarr ne nje zone ku prej 3 ditesh binte shi?!

Kur askush nuk e dinte, as ku ishin te vraret dhe as ku ishin parcelat me kanabis, kush dreqin i kishte vene zjarrin kanabisit?! A sherbeu vonesa prej 5 ditesh per te gjetur te vraret, si kohe e mjaftueshme per te asgjesuar parcelat me kanabis dhe per te fshire gjurmet nga vendi i krimit?!

Tashme eshte e qarte, se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj jane viktimat e para te kanabisit te kultivuar gjate ketij viti.

Urojme sepaku, qe te jene viktimat e fundit te narko-kultures 2020. Me poshte, 3 foto, te shkrepura mesditen e 8 tetorit 2020, ku duket zjarri qe po digjte parcelen me kanabis, ne momentin kur policia shkoi ne vendin e ngjarjes dhe gjeti dy te vraret ne Rrenzen e Grecajve.

Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën pajetë në një zonë të pyllëzuar pranë parcelës me kanabis, e cila u bë shkak për vrasjen e tyre nga Daniel Pepaj. Gazetari Artan Hoxha raportoi ngjarjen e rëndë një ditë pas zhdukjes së dy kushërinjve, duke zbuluar edhe shkakun e vrasjes, parcelën me kanabis.

SHKARKO APP