Vrasja e të riut, gazetari: Lleshaj ka një mendësi për të mos bërë transparencë

Vrasja e të riut Klodian Rasha prodhoi tensione dhe përplasje të dhunshme midis qytetarëve dhe Policisë së Shtetit. Gazetari Spartak Koka në studion e Euronews Albania tha se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj karakterizohet nga një mendësi për të mos bërë transparencë.

“Zoti Lleshaj ka një mendësi për të mos bërë transparencë asgjë.Të mos dalë asgjë në media. Në këtë kontekst u hoqën komunikatat operative, u hoqën transparenca për shumë e shumë ngjarje, dhe në këtë rast ka munduar transparenca, dhe mungon edhe sot. Duhet transparencë se kush e solli atë pistoletë. Kur dinamika e ndjekjes së policit dhe viktimës ishte tre sekonda me njëri-tjetrin. Më mirë është të pranohet e vërteta dhe të distancohet polica për aktet e tilla”, shtoi ai.

Ai u shpreh se në Shqipëri është cenuar rendë raporti i besimit mes qytetarit dhe Policisë. “Këtu është cenuar raporti i besimit mes qytetarëve dhe policisë”, shtoi ai.

SHKARKO APP