Vrasja e të riut nga Policia/Avokati i Popullit: Hetim i gjithanshëm nga organet kompetente

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Ata kërkojnë që të hetohet sa më parë vrasja e të riut. Ndër të tjera, në regaimin zyrtar, thuhet që ky rast të ndiqet me prioritet në mënyrë që të zbardhet sa më parë për e vërteta. Në fund ata e mbyllin thirrjen e tyre duke deklaruar se e drejta për jetën e çdo njeriu duket të jetë e mbrojtur me ligj.

Reagimi i plotë

VOKATI I POPULLIT HETON MBI RASTIN E VRASJES SË NJË TË RIU NGA POLICIA Avokati i Popullit u njoh mëngjesin e sotëm nga mediat me lajmin e vrasjes së një të riu me iniciale K.R, 25 vjeç nga një punonjës i Policisë së Shtetit me armë zjarri.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është përfshirë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria. Ndërkohë nga Avokati i Popullit ky rast do të ndiqet me prioritet në vijim, me qëllim zbardhjen sa më shpejt të së vërtetës, duke u kryer një hetim i plotë e i gjithanshëm nga organet kompetente.

E drejta për jetën e çdo njeriu duhet të prevalojë në çdo rrethanë e situatë e të mbrohet me ligj!

SHKARKO APP