Vrasja e të riut për një karikues, Prokuroria ndryshon qëndrim për tre të liruarit: Të kthehen në burg

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar dhe një herë qëndrim për të rinjtë e liruar të cilët ishin në burg për vrasjen e Mavri Mihalit.

Vrasja e  të riut ndodhi gjatë vitit të kaluar, dhe shkak për këtë ishte një karikues i një telefoni të shitur.

Fillimisht ndaj katër të rinjve u ngritën akuzë vrasje për Devi Bitrajn dhe moskallëzim krimi për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre të rinjtë që ishin me akuzë “moskallëzim krimi” u lanë të lirë, ndërsa kërkesa për gjykim ndaj tyre u bë nga prokurori Artan Lulo. Ndaj këtij prokurori u bënë kontestimi nga familjarët e Marvi Mihalit dhe më pas dosja i kaluar prokurorit Gjergji Tako.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë martë, prokurori Tako kërkoi rikthimin e të liruarve në qeli dhe po ashtu ndryshimin e akuzës nga “moskallëzim krimi” në “bashkëpunëtor në vrasje” së bashku me Devi Bitrajn.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?