Vrasja e trefishtë, Atentati në Tiranë, italiani dyshohet vrasës me pagesë. Mbante foton e Mentor Lufit

 

Mentor Lufi dyshohet se ka qenë objektivi i përplasjes me armë të ndodhur pasditen e 27 majit 2015 në Bulevardin Zogu I, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Salvatore Lettizia, njëri prej 3 të ndaluarve menjëherë pas krimit dyshohet se ishte vrasës me pagesë dhe kishte ardhur nga Italia për të kryer këtë ekzekutim. Kjo pasi në xhep iu gjet fotoja e Mentor Lufit.

Salvatore Lettizia kishte hyrë në Shqipëri para 48 orësh.

Dyshohet se Salvatore Lettizia dhe Besnik Sulku kanë organizuar vrasjen si hakmarrje ndaj vrasjes së vëllait të këtij të fundit, Ilirjan Sulku në Hollandë të ndodhur në prill të këtij viti.

 Sekuestrohet nje pistolete e shtetasit italian

Policia e Tiranës ka gjetur prova që implikojnë shtetasin italian Salvatore Letticia në vrasjen e 3-fishtë të një dite më parë. Policia ka sekuestruar edhe një psitoletë tip Glock 17 dhe një motorr Skuter që i përkisnin pikërisht shtetasit italian.. Motorri përdorej nga atentatorët Besnik Sulku dhe Salvatore Lettizia. Ky i fundit ndodhen në policinë e Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet pas provave të fundit që u gjetën.

Si ndodhi perplasja, Policia jep zyrtarisht versionin e ngjarjes:

Mentor Lufi (Doçi) së bashku me Gerti Goxhajn kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyres. Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin tip BMW me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj.

Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi , konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi.

Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen ,në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilet kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt që udhetonin në mjetin tip tip BMW.

Në këtë moment menjehere janë kundërpërgjigjur me armëzjarri dy nipat e Mentorit duke goditur me mjet një nga autoret e dyshuar shtetas Italian i identifikuar me emrin Salvatore Leticia.

Ky ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit .

Ndërkohë Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri Besnik Sulkun i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij.

Të arrestuar janë Klevis dhe Markeljan Doçi si dhe shtetasi italian Salvator Lettizia.

SHKARKO APP