Vrasja e trefishtë, Lala i divorcuar me vajzën e çiftit Mata
Një krim në familje ka tronditur kryeqytetin orët e para të mëngjesit të së hënës. Në zonën e ”Unazës së Re” ka ndodhur një vrasje e trefishtë, kur dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas ka qëlluar veten.
Majlind Lala ka qënë i divorcuar me vajzën e çiftit Mata. Majlindi ka patur konflikte me ish-bashkëshorten e tij Nevilën, e cila jeton në Suedi.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.
“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë”, sqaron policia.
KOHA JONË SONDAZH

