Vrasja e trefishtë në Elbasan, agjentët e krimeve kontroll në akset nacionale për gjurmë të autorëve

Rreth një javë nga vrasja e trefishtë në Elbasan, ende nuk ka asnjë të arrestuar. Nisur nga dinamika, por edhe mënyra e ekzekutimit, Policia dyshon se vrasësit kanë qenë me pagesë dhe profesionistë, pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë duke e bërë shumë të vështirë identifikimin e tyre.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Peqinit pas ekzekutimeve me breshëri kallashnikovi. Ndaj edhe mësohet se, pas kontrollit të vendit të ngjarjes, katër agjentë të Krimeve të Rënda kanë bërë ditën e sotme një kontroll në këmbë përgjatë aksit Elbasan – Peqin për gjurmë të mundshme të autorëve.

Ngjarja ndodhi 6 ditë më parë në hyrje të Elbasanit, pranë Metalurgjikut, teksa autorët i ndoqën dhe i vranë tre personat. Endrit Alibeaj ishte objektiv i atentatit, por të vdekur mbetën edhe daja i tij Arben Dylgjeri si dhe një turk, Erdal Durunay. Dyshohet që janë përdorur në këtë atentat, dy automjete. Makina e parë mendohet se ka ndjekur Endrit Alibejn gjatë ditëve që ai ka qenë në Shqipëri si dhe në datën 29 dhjetor, ditë ku u bë atentati. /syri.net

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?