Vrasja e trefishtë në Thumanë, prangoset përkrahësi i autorëve të krimit

Policia e Krujës ka vënë në pranga përkrahësin e autorëve të krimit të trefishtë në Thumanë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Sandër Gjonaj, 29 vjeç nga Laçi.
Atij i është gjetur edhe një arsenal armësh, bën të ditur policia, por pa sqaruar detajet e përfshirjen së Gjonajt në krimin e të premtes së kaluar.

Gjonajt iu gjetën një armë zjarri pistoletë TT model 54 e kalibrit 7.62 m/m, një krëhër me 7 copë fishekë model 54,kalibri 7.62 m/m, një armë zjarri automatik kallashnikov, një gyp gazrash armë zjarri me kasën e tij, një kapak kutisë tyte arme zjarri, një shtrat shuli të një arme zjarri.

SHKARKO APP