Vrasja e trefishtë në Tiranë, sot të arrestuarit para Gjykatës

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda do të bëjë vlerësimin e masës së sigurisë për 3 të arrestuarit për atentatin e ndodhur në bulevardin ‘Zogu I” në Tiranë më 27 maj .

Ndërkohë Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për gjakmarrje për shtetasin italian Salvatore Lettizia, Markeljan dhe Klevis Doçi. Ata u arrestuan menjëherë pas atentatit

Italiani  pjesë e Camorras në Itali 

Shtetasi italian Salvatore Lettizia,  jo vetëm që dyshohet se ishte vrasës me pagesë por dhe anëtar i Camorras në Itali.

Prishja e pazareve te drogës dhe një vrasje e ndodhur në Holandë para një muaji dyshohet se janë shkaqet e përplasjes me armë mes bandave në bulevardin “Zogu I” parë më 27 maj 2015.

34 vjeç nga Napoli, me disa precedente penale në Itali për trafik armësh dhe trafik droge, dyshohet që në Tiranë të ketë mbërritur me misionin e vrasësit me pagesë.

Në atentatin endodhur në Tiranë mbetën të vrarë Mentor Lufi; Gerti Goxhaj; Besnik Sulku, si dhe janë arrestuar Salvatore Lettizia, Markeljan dhe Klevis Doçi.

 

SHKARKO APP