Vrasja e turistëve rusë, eksperimenti me agjentë kimikë do kryhet javën që vjen
Eksperimenti me ndihmën e ushtrisë për të zbardhur misterin e vdekjes së 4 turistëve rusë në një hotel në Kavajë, pritet të zhvillohet ditët e para të javës që vjen.
Grupi hetimit kërkoi ekspertizën e forcave të armatosura, mbi përdorimin e mundshëm të agjentëve biologjik ose kimik që mund të kenë sjellë vdekjen e 4 turistëve në zonën relaksuese të hotelit
Përgjigja paraprake e ekspertizës mjeko-ligjore ka hedhur dyshimet se Sergey Burenkov, gruaja e tij Natalya, vajza Ekaterina dhe Nikita Belusov kanë humbur jetën nga asfiksia.
Prokuroria e Kavajës po e heton për vrasje dhe ka administruar dëshminë e një sërë personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Gjatë eksperimentit do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës ruse.
KOHA JONË SONDAZH

