Vrasja e Valbonës dhe vajzës, ish-presidentja në protestë
Pjetër Nrecaj vrau me armë zjarri ish-gruan dhe vajzën e tij në derën e shtëpisë dhe sot Rrjeti i Grave zhvilloi një protestë.
Marshimi në Gjakovë, nisi nga parku i qytetit në drejtim të Çarshisë së Vjetër në Gjakovë me brohoritjet: “Edhe sa thirrje të humbura”, “Nuk ka paqe pa drejtësi”, “Dorëheqje kush s’e garanton drejtësinë”, “Jepni llogari”, “Duam siguri”, “Boll jetima kem prej luftës”, është thënë nga protestuesit.
Vëllai i Valbona Markut, Shkëlzen Marku tha se shteti i ka neglizhuar denoncimet e saj dhe nuk është marrë me ta. Në protestën e organizuar mori pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Në Prishtinë, Policia dhe Prokuroria në një konferencë për media, thanë se viktima nuk ka dashur mbrojtjen e Policisë edhe pse ishte kërcënuar nga burri i saj Pjetër Nrecaj.
https://www.instagram.com/p/BmTDWHjhuer/?explore=true
KOHA JONË SONDAZH

