Vrasja e vëllait të Talo Çelës, RENEA zbarkon në Elbasan

Në një lokal në zonën e Bradasheshit në Elbasan, mëngjesin e së enjtes ndodhi një vrasje e cila dyshohet se lidhet me vjedhjen e miliona eurove në Rinas. Viktima është Bujar Çela, 62-vjeç, vëllai i Talo Çelës, i cilësuar si një nga personat më të kërkuar nga policia.

Forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit, ku kanë nisur kontrolle masive në shumë shtëpi. Konkretisht, efektivët kanë kryer kontrolle dhe kanë bastisur disa shtëpi, në fshatin Broshkë dhe Përparim, disa orë pas ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës, Bujarit.

Mësohet se janë shoqëruar disa persona në komisariatin e Elbasanit. Identetet e tyre nuk bëhen me dije, por dyshohet se ata kanë lidhje apo dijeni për ekzekutimin dhe autorët e vrasjes së Çelës.

SHKARKO APP