Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen dy persona. Dyshohet se kanë bashkëpunuar me autorët
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të vitit të kaluar në Durrës.
Sipas News24 në pranga kanë rënë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët dyshohet se mund të jenë bashkëpunëtorë në krim.
Mësohet se keta dy persona u kontaktuan nga Nuredin Dumani për të vrarë vëllezërit Haxhia.
Deri tani të pandehur për vrasjen e vëllezërve Haxhia janë Talo Çela, Nuredin Dumani si dhe Altin Ndoci. Ky i fundit është një ndër autorët e dyshuar të ekzekutimit të vëllezërve.
Ndoci akuzohet nga Prokuroria gjithashtu edhe për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në mars.
Në pranga për këtë ngjarje ka rënë edhe Klevis Alla, i cili tashmë ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Durrësit, duke treguar mënyrën se si kanë kryer vrasjet, vendin e hedhjes së armëve, braktisjen e makinës së krimit dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasje.
KOHA JONË SONDAZH

