Vrasja e vëllezërve Haxhia, rrëfehet Alla: Unë i telefonova, Dumani qëlloi
Klevis Alla në rolin e të penduarit të drejtësisë ka rrëfyer ekzekutimin e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia prillin e vitit 2020 në Durrës. Ai tha se ekzekutor ishte Nuredim Dumani, aktualisht i penduar i drejtësisë.
Dëshmia e Allës është dëgjuar në procesin ku ai është i pandehur për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Sipas të penduarit Alla, ditën e ngjarjes, Nuredin Dumani mbante në kokë një kapuç si ata të policisë. Bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër, që nuk e njihte.
Alla ka treguar se ka qenë ai personi që e ka telefonuar Besmir Haxhinë, duke i kërkuar të takoheshin. “Nuk e dinim se Besmiri do të vinte tek tregu i makinave në Shënavlash bashkë më vëllanë e tij Viktorin”, ka pohuar Alla. Nga ana tjetër, ai nënvizon edhe se pasi ka qëlluar në distancë, Nuredin Dumani ka zbritur nga makina, është afruar dhe ka qëlluar sërish mbi dy vëllezërit Haxhia.
Pas këtij veprimi, ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe ai personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës. Ndërsa Alla e ka braktisur makinën “Mercedes” disa metra poshtë varrezave, ku ka hedhur edhe armët e zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

