Vrasja mafioze në Shkodër, të dyshuar 3 persona

Detaje të reja lidhur me vrasjen mafioze të 53-vjeçarit, Fatbardh Liçit 3 ditë më parë. Policia dhe Prokuroria kanë dyshimë për 3 persona, autori dhe 2 bashkëpunëtorë. Mendohet se autori është një vrasës me pagesë. I dyshuari i parë, ai që njoftoi se Liçi do ishte në kafe. I dyshuari i dytë, ai që priti autorin pas kryerjes së krimit.

Ajo që dihet është se automjeti që u gjet i djegur në Dobrac është i vjedhur në Tiranë. Burime pranë grupit hetimor thonë se puna e policisë është e përqendruar tek pista e hakmarrjes për vrasjen e Astrit Kurmemës e megjithatë prova nuk ka.

Fatbardh Liçi ishte duke pirë kafenë e mëngjesit në një nga lokalet që ndodhen në Unazën Perëndimore të qytetit, e njohur si ish-Poçeria në Kiras kur një person me maskë e qëlloi me kallashnikov dhe më pas u largua me mjetin tip ”Benz” që u gjend i djegur më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?