Vrasja makabër e Dritës, prindërit e Ervisit: Ajo i ka dhënë gji, të pushkatohet në vend

“Djali të më vriste mua, pastaj të shkonte tek Drita”. Prindërit e 26-vjeçarit, Ervis Zotaj, i përfshirë në vrasjen makabër të Drita Saliajt në Mallakastër, kanë dhënë një deklaratë të fortë për mediat. Violeta Zotaj, nëna e Visit, mes lotëve dhe tronditjes së madhe që i ka shkaktuar kjo ngjarje, thotë se ”Drita, Hairi dhe çuni Vani ishin njerëz florinj. Ne hanim e pinim bashkë. Punonim në arë bashkë me Dritën. Vani (djali i viktimës) dhe Visi janë njësoj. Të arrijë djali im të bëjë vrasje tek ajo nuk ka mundësi, ai të më vriste mua pastaj të shkonte atje. Dua dënimin më të rëndë, ta digjni me benzinë, se ajo grua ishte e mirë sa më s’ka. Ne e njihnim shumë mirë. Të pushkatohet në vend për atë që ka bërë”. Kurse babai mendon dhe kërkon vendimin më ekstrem. ”I lutem shtetit të marrë masa të rënda, ose ta sjellin në Mallakastër dhe do ta pushkatoj me dorën time”.

Sipas Policisë, më datë 5 janar në mbrëmje 3 persona kanë shkuar në banesën e Drita Saliajt, e cila jetonte e vetme në Gjerbës të Mallakastrës, ndërsa burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Drita u ka servirur edhe kafe “mysafirëve” të cilët ishin aty me qëllimin për ta grabitur. Tre autorët e krimit e kanë mbytur me shall Dritën e më pas trupin e kanë transportuar në një rezervuar me ujë.

Nga ana tjetër, nëna e Ervisit tregon se”djali ka pirë qumësht tek ajo e merrte dhe i thoshte ”do pish sisë te gegeja”. Të bëjë Visi im këtë, më dhemb shpirti për Dritën. E kisha shumë shoqe, më 2 janar e takova dhe e urova për festat. Ajo s’më dëgjon, ngrehu Drita dëgjo ca po them”. Familjarët janë alarmuar pasi Drita nuk përgjigjej në telefon. Më datë 6 janar ata kanë denoncuar në polici, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar autorët. Ata janë: Luis Saliaj 16-vjeç (nipi i bashkëshortit të viktimës) Sindi Shehaj 16-vjeç dhe Ervis Zotaj 26-vjeç. Masa e sigurisë për të tre autorët e dyshuar është shtyrë për ditën e nesërme në Gjykaten e Fierit. Familjarët janë distancuar dhe kanë kërkuar dënim maksimal për autorët e krimit të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kunati i të ndjerës Diana Saliaj, Ilir Saliaj, thotë se nuk do ja falë kurrë të riut dhe se nuk e ka më nip. “Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë. Kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. “E kemi mbytur me dëshirë”, thotë dhe më pas e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë”. Ilir Saliaj, thotë se nipi i tij duhet të marrë dënim kapital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahir Saliaj, bashkëshorti i së ndjerës kërkon drejtësi në mënyrë që autorët e vrasjes të marrin ndëshkimin e merituar, edhe pse njëri prej tyre është djali i vëllait. “Patjetër, edhe fëmija po të ishte ai është krim”. Në polici tre të rinjtë kanë pranuar krimin dhe sipas burimeve kanë shfaqur pendesë. Nipi 16-vjeçar ka qenë mes personave të familjes që kishin shkuar në polici për të denoncuar zhdukjen e 51-vjeçares. Familjarët e Drita Saliajt kërcënojnë me vetëgjyqësi, nëse drejtësia nuk do të veprojë me rreptësi ndaj autorëve të krimit makabër që ndodhi në Mallakastër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?